Muja: Në krahasim me vitin 2019, gjatë vitit 2021 janë raportuar rreth 32 mijë vende pune më shumë

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ulur shkallën e papunësisë në vend dhe ka hapur vende të reja të punës sipas grafikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

Deputeti i VV-së, Armend Muja





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Armend Muja, ka listuar të arriturat e qeverisjes Kurti duke përfshirë numrin e të punësuarve gjatë kësaj kohe, të bazuar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas grafikës së publikuar nga Muja në rrjetin social Facebook, në tremujorin e vitit 2021 janë punësuar 414 mijë e 705 persona.

Ndër të tjera, ai ka potencuar se shkalla e papunësisë është ulur në 17.7 për qind.

“Gjatë vitit 2021 janë raportuar rreth 32,000 vende pune më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Shkalla e papunësisë është ulur nga 24.6 në 17.7%”.

Postimi i deputetit të VV-së, Armend Muja

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa herë radhazi ka potencuar se në pushtet ka ardhur me dy synime, të ketë progres në drejtësi dhe të ketë vende të reja të punës.

Ndryshe më 18 korrik, ministri i Financave në një konferencë për media kishte bërë të ditur se me qëllim që të rritet numri i të punësuarve, është marrë vendim nga Qeveria e Kosovës që të mbështeten familjet në nevojë.

Sipas tij, kjo Qeveri punon në interes të familjeve, prandaj është inicuar skema “Qeveria për Familjet” target i së cilës sipas tij janë familjet në nevojë, duke ua mundësuar atyre që ta kenë të paktën një anëtar të punësuar.

Murati ka thënë se si prioritet i kësaj Qeverie janë drejtësia dhe puna, prandaj edhe është inicuar kjo masë e re sa i përket punësimit, pra, mbajtësve të familjes.

 





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika