Mujku: Zanafilla e problemeve në shoqëri është nga familja, gjendja s’po ndryshon për të mirë

Drejtori i Institutit për Zhvillime dhe Politika Sociale, Vebi Mujku, teksa ka folur mbi gjendjen e rasteve sociale në Kosovë, ka thënë se zanafilla e të gjitha problemeve në shoqëri është nga familja

Drejtori i Institutit për Zhvillime dhe Politika Sociale, Vebi Mujku, ka folur mbi gjendjen e rasteve sociale në Kosovë.

Në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, Mujku thekson se zanafilla e të gjitha problemeve në shoqëri është nga familja.

Ai potencon se ka një lloj mungese të mbikëqyrjes së fëmijëve nga familja.

Ndërkohë, Mujku thotë se ndonëse duhet të ketë barazi sociale, megjithatë me politikën e Kosovës nuk ka stimulim që një familje të ketë fëmijë.

“Zanafilla e të gjitha problemeve në shoqëri pothuajse është prej familjes, familja në krizë të madhe ekonomike, psikologjike… nuk ka edukim të mirëfilltë. Çelësi i krejt problemeve janë telefonat, secili fëmijë sot posedon telefon. Krejt kjo është një lloj mungese e mbikëqyrjes. Ky pushtet, kjo politikë, jo vetëm kjo aktuale po i detyron njerëzit që të ikin, nuk ka stimulim që një familje të ketë fëmijë… Duhet të kemi një barazi sociale”, u shpreh ai.

Kur pyetet se a po ndryshon në përgjithësi gjendja në mënyrë pozitive, Mujku e mohon një gjë të tillë.

“Jo, për të mirë nuk po ndërron asgjë, për të keq sepse nëse ne vazhdimisht po bëjmë zhurmë me broshura, fushata… dhe kjo në vazhdimësi kjo vetëm po rritet nuk mund të themi se situata është mirë. Ne duhet të punojmë më shumë në edukim, sidomos në edukimin e meshkujve, sepse në 80-90 për qind të rasteve ata janë dhunues në forma të ndryshme”, shtoi më tej Mujku.

Sipas tij, puna sociale sot duhet të kryhet brenda familjeve.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika