Mungesa e kuorumit, “sëmundja” që e shoqëroi edhe sivjet Kuvendin

Edhe pak ditë deputetët e Kuvedit të Kosovës do të shkojnë në pushim. Për punën e legjislativit këtë vit dhe zvarritjen e projektligjeve, deputetët e pushtetit dhe të opozitës fajësojnë njëra-tjetrën, derisa edhe dhjetëra sosh presin për miratim

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Pamje: Ilustrim

Seanca plenare në të cilën do të votohen në lexim të dytë buxheti për vitin e ardhshëm dhe ajo ku do të mbajë fjalim presidentja Vjosa Osmani, mund të jetë të fundit për këtë vit.

Në kalendarin e aktiviteteve të Kuvendit nuk figuron ndonjë seancë tjetër e Kuvendit, përveç këtyre, ani se zyrtarisht deputetët hyjnë në pushim vjetor gjatë javën e fundit të dhjetorit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, thonë Lëvizja Vetëvendosje si shumicë parlamentare, u tregua arrogante dhe jo bashkëpunuese me partitë opozitare, gjë që sipas tyre, ka ndikuar negativisht në punën e Kuvendit.

“Këtë vit e shoh një vit të dëshpërimit, një vit të realizimit të dobët të planifikimit buxhetor dhe një vit, që do të mbahet mend edhe për ngërçe politike dhe ngërçe të mos realizimit të premtimeve elektorale të shumicën parlamentare dhe të Kuvendit’, ka thënë deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.

Derisa, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë se edhe ky vit do të përmbyllet si i pasuksesshëm.

“Nuk ka pasur aspak transparencë duke u nisur nga dialogu, dhe punët tjera kemi pasur një qeveri që ka fshehur çdo gjë, ju e dini që dialogu ka qenë si pikë e 7 e planprogramit të tyre, derisa tani e gjithë qeveria është duke u marr me dialog për arsye se janë duke e fshehur mos punën e ekzekutivit, sepse ne nuk kemi pa që ka pas progres në lidhje me këtë qeveri”, ka thënë Rrezarta Krasniqi.

Ndërkohë Visar Korenica, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pavarësisht sfidave të shkaktuara nga opozita, sidomos në mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ky vit ishte i suksesshëm për punën në Kuvend.

“Ndoshta në numër nëse e krahasojmë me vitin paraprak nuk është i njëjtë, pra kemi ligje më pak të kaluara këtë vit, por megjithatë për nga rëndësia e ligjeve sigurisht që dallojnë nga viti në vit, dhe konsideroj që ato ligje që kanë kaluar janë të rëndësishme”, ka thënë Korenica.

58 ligje i kanë miratuar këtë vit deputetët e Kuvendit, derisa edhe 48 të tjera janë në procedurë.

Zvarritjen e miratimit të tyre e ka shkaktuar kryesisht mungesa e kuorumit, që është ndër problemet që shfaqet çdo vit.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika