“Mungesë e theksuar e prodhimit” të rrymës, qytetarët ndezin gjeneratorët

Vendi po përballet me situatë të rënduar sa i përket prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike. Qytetarët e biznese janë detyruar të ndezin gjeneratorët. KESCO-ja njoftoi për “mungesë të theksuar të prodhimit të vendor nesër dhe ditëve në vijim”. Ndërkaq, KEK-u mohoi “kolapsin në prodhim” duke thënë se për momentin në operim janë dy njësi. Por, ndërmarrja publike pranoi se në fundjavë do të prodhojë vetëm më një njësi

Një ditë para se zyrtarisht të nis stina e verës, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike shumë qytetarë e biznese janë detyruar të ndezin gjeneratorët.

Sipas paralajmërimeve zyrtare, nëse jo rëndim, situata me furnizimin me rrymë nuk pritet të përmirësohet as nesër – dhe ditëve në vijim.

Kjo, sipas KESCO-s, si pasojë e “mungesës së theksuar të prodhimit vendor”.

“Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit”KESCO

Por, KEK-u mohoi raportimet për kolaps prodhimi.

Ndërmarrja publike njoftoi se për momentin janë në prodhim dy njësi, A3 me kapacitet deri rreth 130 megvatë orë dhe B1 me kapacitet deri rreth 260 megavatë orë.

“Njësia A3 është rikthyer në operim dhe po funksionon normalisht. Njësia B1 parashihet të rikthehet brenda 48 orëve, ndërkohë që po punohet maksimalisht për rikthimin në operim edhe të njësive të tjera të Termocentralit “Kosova A” në ditët në vijim” KEK

KEK pranoi se dje nuk kishte bërë nominim për shkak të problemeve në këto dy njësi, siç shprehimisht thuhet në njoftim, “të stërvjetëruara”, por i konfirmoi TV Dukagjinit se A3-shi do të jetë në dispozicion për fundjavë.

Sidoqoftë, kompania private për furnizim KESCO theksoi se detyrimi për import do të krijojë kosto.

“Importimi i një sasie kaq të madhe paraqet vështirësi të konsiderueshme si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai financiar. Për të minimizuar ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të aplikojnë masa të menjëhershme të kursimit të energjisë elektrike” KESCO.

Derisa këtë fundjavë në prodhim do të jetë vetëm blloku A3, zakonisht KEK-u operon me katër nga gjithsej pesë njësitë prodhuese në dy termocentrale.

Jashtë prodhimit, për shkak të investimeve të planifikuara në modernizimin e turbinave, është njësia B2.

Në operim nuk janë as njësitë A4 dhe A5 – njëra është në remont të rregullt dhe tjetra për një sanim problemesh.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika