Munishi: Në këtë Botëror do ta përkrahi Argjentinën

Ismet Munishi ka thënë se ekipi që do ta mbështes në Kampionatin Botëror është Argjentina

Ismet Munishi, trajner

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” trajneri i njohur Ismet Munishi ka bërë të ditur se në këtë botëror do ta përkrahë Argjentinën.

Ai tha se “historikisht, argjentinasit e luajnë futbollin me pasion. E kanë një skuadër shumë të mirë dhe janë pretendentët kryesorë”.

Munishi po ashtu shtoi se “argjentinasit kanë shumë pasion për futbollin, dhe ne kur kemi filluar të merremi me futboll kemi filluar për shkak të pasionit”.

Kjo është vetëm nata e parë e këtij emisioni, i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika