Murati: 500 të punësuarit e parë përmes “superpunës” kanë marrë pagën e parë

Platforma e Qeverisë së Kosovës, “superpuna”, sipas njoftimit të ministrit të Financave Hekuran Murati, tashmë ka ekzekutuar pagat për muajin shkurt për të rinjtë e punësuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se personat që janë punësuar nëpërmjet platformës të “superpunës” tashmë kanë marrë pagën e parë.

Lajmin e ka bërë të ditur Murati nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka shtuar se bizneset që angazhojnë punëtorë përmes “superpunës” duhet të kalojnë disa verifikime në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Verifikimet janë si në vijim:

  • Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);
  • Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;
  • Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së.

Në muajin mars ministri kishte bërë të ditur se përmes “superpunës” janë punësuar mbi 1 mijë të rinj.

E sipas Qeverisë së Kosovës, çdo i ri i moshës 18 vjeçare që nuk është i punësuar ka mundësi të punësohet përmes platformës “superpuna”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika