Murati i reagon Bajramit: LDK s’do koalicion pa PDK-në e Listën Serbe – s’ka kush që ju ç’kapë prej tyne

Ka vazhduar përplasja mes deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati, lidhur me qëndrimet për Listën Serbe dhe bashkëpunimet politike.

E gjitha nisi pasi Murati deklaroi se partitë opozitare, përfshirë LDK-në, ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe.

Bajrami e quajti hipokrizi këtë deklaratë, duke akuzuar LVV-në se vetë e fton LDK-në për bashkëqeverisje disa herë në ditë.

“I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njërës prej tyre – LDK-së – pesë herë në ditë i çojnë fjalë: ‘A po vjen me bashkëqeverisë’”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo kujtoi edhe se Qeveria Kurti nuk e kishte shpallur Listën Serbe si organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë, dhe akuzoi Vetëvendosjen se sa herë përballet me skandale e korrupsion, e kthen debatin në patriotizëm dhe akuza ndaj opozitës.

Reagimi i Muratit nuk vonoi. Ai e pranoi se LDK-së i është dërguar ftesë për bashkëpunim, por me kushte të qarta.

“Hykmete, e vërtetë që ju kemi dërgu ftesë për koalicion, ama me kusht që vini pa PDK-në e pa Listën Serbe. Por ju po insistoni që ose në koalicion edhe me ta, ose nuk vini hiç. Qysh po shihet, s’ka kush që ju ç’kapë prej tyne”, ka shkruar Murati në Facebook.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika