Murati për numrin e ministrive në Qeverinë Kurti 3: Synim efikasiteti, jo akomodim koalicioni siç bëhej në të kaluarën

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë arsye pse Qeveria Kurti 3 ka vendosur një numër të caktuar ministrish, duke theksuar se ndryshimi ka të bëjë me efikasitetin në punë dhe jo me akomodimin e koalicioneve të gjera, siç sipas tij, ka ndodhur në të kaluarën.

Në konferencën për media pas mbledhjes së parë të kabinetit, Murati tha se më herët disa ministri kishin nga 5-7 zëvendësministra, jo gjithmonë të nevojshëm, vetëm për të akomoduar partnerët e koalicioneve.

“Sa i përket numrit të ministrive, edhe kritika edhe argumenti ka qenë që të mos bëhen sa për të akomoduar koalicionet e gjera që bëheshin në të kaluarën. Kishte ministri që kishte 7 zëvendësministra, 5 zëvendësministra, ndoshta jo aq të nevojshme, por ishin bërë që të akomodoheshin koalicione të gjera”, ka theksuar ai.

“Po në rastin tonë nuk është kjo nevojë që të bëhet koalicion i gjerë, sepse kemi shumicën e nevojshme, siç e patë dhe dje. Megjithatë është parë në mandatin e kaluar që në disa raste nuk është arritur sinergjia që ishte synuar. Ka pasur raste, meqenëse ministria apo dikasteri ka qenë fushëveprim i gjerë, ndoshta nuk është arritur efikasiteti i nevojshëm i cili ishte synuar qysh në fillim të mandatit. Prandaj, është paraparë të ketë një riorganizim, ta zëmë tek Ministria e Punëve të Brendshme me Administratën Publike te digjitalizimi, të ketë një ndarje prej bashkimit që ishte bërë më herët, në mënyrë që të ketë efikasitet të shtuar në të dyja fushëveprimet e të mos bëhet njëra në favorizim të tjetrës”, tha Murati.

Ai theksoi se Qeveria e re synon të funksionojë më e koordinuar dhe me fokus në rezultate konkrete për qytetarët.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika