Murati për Ramën: Nuk ka diçka më shqiptare sesa beteja për të çmontuar ‘Raportin e Dick Marty-it’

Luftën e kryeministrit të Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty-it është duke e vlerësuar Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim. Mirëpo, ai ka pakënaqësi me punën e krerëve të shtetit të Kosovës, që sipas tij, ata nuk janë duke u angazhuar për një çështje të tillë edhe pse do të duhej të ishin të angazhuar

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim

 





Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati e ka vlerësuar angazhimin e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama si një ofensivë kundër raportit të Dick Marty-it, i cili kishte pretenduar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK), kishte kryer trafikimi të organeve në “Shtëpinë e verdhë” në Shqipëri.

Sipas Muratit, betejën Rama e kishte nisur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kundër raportit të Dick Marty-it, në një kohë shumë të favorshme, pra për shkak të rrethanave të reja gjeopolitike që ka shkaktuar lufta në Ukrainë e për të vazhduar edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Kryeministri i shtetit shqiptar Edi Rama prej verës së këtij viti është në ofensivë në betejën për të çmontuar politikisht dhe juridikisht Raportin e Dick Marty-it nga ku buron Rezoluta 1782 e Këshillit të Evropës të vitit 2011 për çështjen e trafikimit të organeve nga ana e UÇK-së”, ka shkruar Murati në Facebook.

“Nuk ka diçka më shqiptare dhe njëkohësisht njerëzore në betejën me politikën shoviniste serbe dhe atë ruse sesa rehabilitimi i karakterit të luftës çlirimtare të UÇK-së e cila është baza mbi të cilën është ndërtuar liria e Kosovës”, ka shtuar ai.

Por me një çështje, ai nuk është i kënaqur sikurse është me qëndrimin e Edi Ramës, dhe ajo është puna e krerëve të shtetit të Kosovës, që sipas tij ata nuk janë duke u angazhuar për një çështje të tillë.

“Diplomacia e shtetit të Kosovës në të gjitha nivelet, ndonëse nuk i ka mundësitë e mëdha, duke qenë indiferente ndaj kësaj nisme, po tregon një impotencë dhe smirë të pakuptueshme. Historia një ditë do të qesh e qaj me këtë mentalitet provincial që mendon se atdheu dhe bota fillon dhe përfundon në mëhallën tënde”, ka përfunduar Murati.

 





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika