Murati: Rritet shuma e asistencës sociale për familjet në nevojë për 20 përqind

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet për 20 përqind për të gjitha familjet përfituese të kësaj skeme.

“Rritjen ekonomike dhe rritjen e buxhetit ne si Qeveri çdoherë e kemi ndarë me qytetarin, e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë. Prandaj, duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet për 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale”.

Murati thotë se nga kjo rritje do të përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe familjet që janë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS), njofton Dukagjini.

“Nga kjo rritje përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe familjet që janë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS).  Ne vazhdimisht kemi synuar mbështetjen e atyre që kanë më së shumti nevojë edhe përmes masave tjera siç janë Qeveria për Familjet, apo edhe reforma e skemës sociale e cila tani inkurajon punësimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të familjeve”, ka shkruar Murati.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika