Murati: Shteti nuk mbahet me zero euro rezervë, kemi mjete të dedikuara për kohë krizash

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në kohë krizash, "një qeveri e përgjegjshme duhet të ketë rezervë në nivelin bankar", gjersa ka shtuar se mjetet janë të dedikuara edhe për projekte kapitale

Ministri i Financave, Hekuran Murati





Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, në seancën e 7 tetorit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ka mungesë të informatave se si të përgatiten qytetarët dhe bizneset, e sipas tij, kjo po shkakton panik.

No description available.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ai ka pyetur ministrin Hekuran Murati për nivelin e investimeve kapitale dhe nivelin bankar në Kosovë.

Murati është përgjigjur duke thënë se çështja e investime kapitale ka ngecje për shkak të inflacionit, problem të cilin e kanë edhe komunat.

Ndërsa për nivelin bankar, ai ka thënë se ka mjete që janë të rezervuara për kohë krizash.

“Në këto kohë krizash, një qeveri e përgjegjshme duhet të ketë rezervë në nivelin bankar”, gjersa ka shtuar se mjetet janë të dedikuara edhe për projekte kapitale.

Ndërsa, Hoti i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk ka kërkuar debat por vetëm përgjigje, “Fjalori i tillë me mua nuk të shkon, nuk mund të arsyetosh të mbash 800 milionë në bankë”, sepse sipas tij çdo ministër i Financave e di se sa janë shpenzimet kapitale dhe sa është niveli bankar.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika