Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se Gjykata ka konfirmuar tre çështje thelbësore që ai dhe partia e tij i kanë theksuar që nga fillimi i ngërçit institucional.

Sipas Muratit, Gjykata ka bërë të qartë se votimi i fshehtë nuk është antikushtetues, prandaj lejohet si formë votimi.

“1. Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet.

2. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit.

3. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim.

Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese.

S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika