Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 36-të për epërsinë 1:0 ndaj Rayo Vallecanos, ndërsa vetëm katër minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 2:0 për Mallorca-n.
Me këto dy gola, Muriqi arriti në 55 gola në La Liga me fanellën e Mallorca-s, duke kaluar legjendën kamerunase Samuel Eto’o dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit në këtë kompeticion.
Kjo paraqet një arritje të jashtëzakonshme për sulmuesin kosovar, i cili tashmë mban rekordin absolut të golave për Mallorca-n në elitën e futbollit spanjoll.