Murtezaj: Vetëm gjatë 2023-tës këngëtarët kanë paguar mbi 2.7 milionë euro tatime

Kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka raportuar një rritje të konsiderueshme në deklarimin e qarkullimit dhe pagimin e tatimeve nga industria e muzikës. Ai theksoi se tatimet e paguara nga këngëtarët në vitin 2023 arritën mbi 2.7 milionë euro, një rritje prej rreth 50% krahasuar me vitin 2021

Kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje deklarimi i qarkullimit dhe tatimet e paguara nga industria e muzikës.

Sipas Murtezajt, tatimet e paguar nga këngëtarët vetëm gjatë viti 2023 janë mbi 2.7 milionë euro që është rreth 50 për qind sesa në vitin 2021.

”Njëra prej sektorëve tonë e e ka identifikuar si potenciale që nuk deklarojnë, është industria e këngëtarëve. Përveç që kemi bërë monitorimin gjatë sezoneve, në të njëjtën kohë kemi bërë thirrje publike që ata me qëllim t’i shmangen ndëshkimeve. Dhe aty nuk janë përgjigj pozitivisht, u janë zhvilluar inspektime dhe kontrolle.

Ka dhënë rezultat thirrja dhe komunikimi duke shënuar rritje sikur nga aspekti i deklarimit të tyre, ku në vitin 2021 kishim vetëm 11.9 milionë euro qarkullim të deklaruar, vitin 2022 u rrit në 24 milionë më shumë 100 për qind, ndërsa në vitin 2023, 31 milionë qarkullimi i deklaruar.

Tatimet e paguara në vitin 2021 e patëm vetëm 1 milion, në 2022 u rrit 1.76 milionë pra, ndërsa në në 2023 në 2.76 milionë euro, pra secilin viti kemi rreth 50 për qind rritje”, ka thënë Murtezaj në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika