Mushkolaj: Fitore shumë e madhe e VV-së, dështim i opozitës 

Analisti politik Imer Mushkolaj ka vlerësuar se rezultatet e Exit poll-it të UBO-s në TV Dukagjini tregojnë një fitore të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një dështim të qartë të opozitës, e cila, sipas tij, nuk ka arritur t’i bindë qytetarët se paraqet një alternativë të besueshme.

Mushkolaj ka shtuar se përgjegjësia për bllokadën politike të krijuar nga prilli e tutje, në masë të madhe, u është faturuar partive opozitare.

“Fitore shumë e madhe e VV-së. Absolutisht dhe dështim i opozitës. S’ki qysh e sheh ndryshe. Po duket që prej zgjedhjeve të shkurtit, opozita nuk ia ka dal me punën e vet me qasjen, për ta bindur qytetarin që ka të drejtë. Edhe prapë po duket ë përgjegjësia për atë bllokadën prej prillit e tutje i ka mbetur opozitës”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika