Mushkolaj: Me dinarin, Serbia i financon strukturat e veta që i ka në Kosovë

Analisti Imer Mushkolaj thotë se “është harxhuar energji shumë e madhe nga lidershipi i Kosovës që t’i tregojë BE-së dhe SHBA-së sa e keqe është Serbia"

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se prej marrëveshjes së Ohrit, kërkesa më konstante ka qenë themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sa i përket se cila ka qenë qasja e Kosovës në raport me pikat e zbatimit të marrëveshjes, sipas Mushkolajt, deri më tani Kosova i ka zbatuar vetëm disa marrëveshje që kanë qenë të arritura në të kaluarën, por nuk kanë qenë në funksion.

“Nëse shohim një vit pas pranimit të aneksit të Ohrit, çka ka qenë konstante, më konstantja ka qenë kërkesa për themelimin e Asociacionit, vetëm kjo nuk ka ndryshuar… mendoj që nuk do të qëndrojë për shkak se është një përgjegjësi që e kanë marrë shteti i Kosovës në ratifikim në Kuvend”.

Ai thotë se “është harxhuar energji shumë e madhe nga lidershipi i Kosovës që t’i tregojë BE-së dhe SHBA-së sa e keqe është Serbia, thu se ata nuk e dinë sa e keqe është Serbia, thu se ata nuk e dinë të kaluarën kriminale të Vuçiqit, në vend se të harxhohet energji për të kryer punë brenda Kosovës”.

“Del Osmani dhe Kurti dhe tregojnë me qasjen se ju si BE dhe SHBA nuk po e dini se Serbia dhe Vuçiqi është i keq”.

Ndërkohë, sa i përket çështjes së dinarit, Mushkolaj thotë se nuk mund të jetë çështje e brendshme kur me të njëjtën valutë rregullohet raporti që Serbia e ka me Kosovën.

“Sa i përket çështjes së dinarit, pavarësisht se na kemi dëshirë të themi se dinari është çështje e brendshme, unë mendoj se nuk mund të jetë e brendshme kur me këtë dinar rregullohet raporti që e ka Serbia me Kosovën nëpërmjet institucioneve paralele… me këtë dinar, Serbia i financon strukturat e veta që i ka në Kosovë. Serbia është e futur në Kosovë, Serbia bashkëqeverisë në një pjesë të vendit atje, duhet të pranojmë këtë situatë dhe si mund ta ndryshojmë këtë situatë, për besë jo pa ndihmën e SHBA-së”.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika