Mushkolaj për draft-statutin e Asociacionit: Minat që mund ta hedhin në erë Kosovën, janë larguar

Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, ka thënë se nga një Zajednicë e garantuar me Ligjin prej vetëqeverisje lokale të vitit 2008, drafti që ka rrjedhur në publik, e shndërron këtë krijesë në një mekanizëm/organizatë multietnike për mbrojtjen e minoriteteve

Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, teksa ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se “dokumenti ka ende shumë probleme, por minat që mund ta hedhin në erë shtetin tonë janë hequr”.

Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj ka thënë se nga një Zajednicë e garantuar me Ligjin prej vetëqeverisje lokale të vitit 2008, drafti që ka rrjedhur në publik, e shndërron këtë krijesë në një mekanizëm/organizatë multietnike për mbrojtjen e minoriteteve.

“Prej një Zajednice të garantuar me Ligjin prej vetëqeverisje lokale të vitit 2008, me të cilin është lënë hapësirë për madje edhe për lëkundje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës, drafti që ka rrjedhur në publik, e shndërron këtë krijesë në një mekanizëm/organizatë multietnike për mbrojtjen e minoriteteve, të mbikëqyrur në ushtrimin e secilit funksion nga Institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, asnjë debat dhe asnjë diskutim nuk është bërë para votimit të atij ligji.

“Nuk gjendet as sot asnjë dokument zyrtar i hartimit/negocimit të atij Ligji. S’ka Travaux préparatoires!!! Ka mbetë, megjithatë, transkripti i seancës së Kuvendit, për ta dëshmuar neglizhencën! U deshën përpjekje e peripeci 15 vjeçare për të rikthyer Republikën në binarë, që ende janë shumë të brishtë”, ka përfunduar Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika