Musliu: Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë

Agim Musliu, ekspert i sigurisë

Agim Musliu nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ka vënë në pah rënien e legjitimitetit të Listës Serbe në Kosovë.

Këtu, Musliu ka shpalosur rezultatet e Listës Serbe më 2021 dhe 2025, e pa çka thekson se Lista Serbe ka bërë gjithçka, vetëm e vetëm të përkeqësoj jetën e komunitetit serbë në Kosovës, për të cilin komunitet ajo pretendon se e përfaqëson.

Kështu, ai potencon që tashmë Lista Serbe ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin serb në Republikën e Kosovës.

“Rënia e legjitimitetit të Listës Serbe në Kosovë. Ka një rënie të theksuar të mbështetjes për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit lokale dhe kjo shprehet më së miri nga të dhënat e tabelës më poshtë. Si instrument i Beogradit për të instrumentalizuar pakicën serbe në Kosovë, Lista Serbe ka bërë gjithçka për të përkeqësuar jetën e komunitetit që ajo gjoja përfaqëson. Që nga detyrimi i serbëve lokalë për të zbatuar urdhrat e Beogradit për të braktisur institucionet e Kosovës e deri te frikësimi e shantazhimi i tyre, Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë”, ka shkruar Musliu në rrjetin e tij social “Facebook”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika