Musliu: “Rojet e Lagjes” janë maskim i celulave terroriste me mbështetje nga Serbia

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Zveçan, ku në një bastisje të institucioneve të sigurisë është gjetur një arsenal armësh në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq.

Musliu, që është edhe kryetar i bordit të Institutit “Octopus”, ka theksuar se nisma për krijimin e të ashtuquajturave “Roje të Lagjes” nuk ka qenë aspak një formë e vetëmbrojtjes qytetare, por një organizim me potencial të rrezikshëm terrorist.

Sipas tij, prapa këtij organizimi qëndrojnë struktura shtetërore të Serbisë.

“Nisma e Aleksandar Arsinijeviq për të krijuar të ashtuquajturat “Roje të Lagjes” u prezantua si një rezistencë qytetare dhe jo e dhunshme. Por faktet po flasin ndryshe.

Zbulimi dhe konfiskimi i armëve nga institucionet e sigurisë shpërfaq një realitet shqetësues: qëllimi nuk ishte vetëmbrojtja, por organizimi i celulave të strukturuara me potencial terrorist.

Të gjitha gjasat tregojnë se pas kësaj skeme fshihen kanale mbështetëse të drejtpërdrejta nga Serbia – përmes Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Serbisë dhe rrjeteve të saj të sigurisë.

Ky nuk është aktivizëm – është një skenar i rrezikshëm për destabilizim dhe minim të rendit kushtetues në veri të Kosovës”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika