Musliu: Seanca e hapur dhe pranimi publik i fajit nga Popoviqi rrëzon reagimin e ministrise serbe të drejtesisë

Eksperti i sigurisë dhe drejtuesi i bordit të ‘Octopus”, Agim Musliu ka komentuar reagimet pas dënimit të Popoviq ditën e djeshme nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka deklaruar se pretendimet e ministries serbe të Drejtësisë, i rrëzon vet deklarimi i Popoviq si dhe forma në të cilën u mbajt seanca.

“Në një seancë të hapur dhe të monitoruar edhe nga media Igor Popoviq u pajtua publikisht me deklaratën e përfaqësuesit të tij ligjor që pranon fajësinë për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe marrëveshjen me Prokurorinë Speciale të Reublikës së Kosovës. Deklarata e Ministrisë së Drejtësisë e Serbisë se pranimi i fajësisë nga ana e Igor Popoviq është bërë nën presion është sa e pavërtetë aq edhe një piskamë e pafuqisë së Serbisë për të ndërhyrë në vendimet sovrane dhe demokratike të institucioneve të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Musliu.

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të premten zyrtarin serb, Igor Popoviq me gjashtë muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dënim që iu zëvendësua me një gjobë prej 3.000 eurosh.

Ndër të tjera, gjykata vendosi t’ia ndalojë Popoviqit hyrjen në Kosovë për një periudhë prej dy vjetësh, pasi ai pranoi fajësinë në marrëveshje me Prokurorinë

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika