Musliu-Shoshi për dialogun: Çështja e të pagjeturve është trajtuar krejtësisht në mënyrë periferike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thyer parimin kyç në raport me Serbinë.

Musliu-Shoshi në një intervistë për EO ka thënë se jo që nuk ka marrë kërkimfaljen nga Serbia, por sipas saj, Kurti i ka harruar në tërësi të zhdukurit dhe se të pagjeturit i ka trajtuar në mënyrë periferike.

“E kemi parasysh që premtim kryesor i Kurtit edhe kusht kryesor që të ulet në tavolinë dhe të dialogojë apo të bëjë negociata me Serbinë ka qenë deri sa të gjendet i pagjeturi i fundit. Ne jemi dëshmitarë përveç që është ulur dhe ka dialoguar i ka harruar në total këtë çështje apo këtë kusht që e ka pasur kryesor. Çka kemi parë është se në marrëveshje çështja e të pagjeturve është trajtuar krejtësisht në mënyrë periferike; në qendër e kemi Asociacionin, dhe në asnjë mënyrë nuk e kemi trajtimin e të pagjeturve”, ka thënë ajo.

Ajo, po ashtu, potencoi se kjo çështje trajtohet në një pikë të marrëveshjes për të cilën do të diskutohet më vonë, por që fati i personave të pagjetur sipas saj nuk është në qendër ashtu siç ishte premtuar.

“E dimë që kjo pjesë trajtohet si një pikë e veçantë, për të cilën do të diskutohet më vonë, mirëpo nuk është në qendër ashtu siç ka qenë edhe premtimi. Jeni dëshmitarë që në mbledhjen e fundit në raportimin e fundit që kishte zotëri Bislimi, si i ngarkuari kryesor me këtë temë në Komisionin për Punë të Jashtme, çka kemi parë është që edhe në prezantimin e shkurtër që e pat në komision, çështja e të pagjeturve nuk është përmendur, ai e ka përmendur vetëm atëherë kur unë i kam bërë pyetje. Përgjigja e tij tek atëherë ishte se jemi në fund të një marrëveshjeje finale, jemi duke diskutuar vetëm draftin e fundit, mirëpo del që kjo marrëveshje nuk ka qenë as duke diskutuar, mirëpo e ka pasur vetëm një mashtrim brenda komisionit”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika