Musliu: Sot e kemi Policinë e Kosovës në gjendje të mjerueshme

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, deputetja nga radhët e PDK-së, Musliu ka deklaruar se policia nuk i ka disa nga kushtet bazë duke cilësuar gjendjen aktuale të policisë si "të mjerueshme"

Si “të mjerueshme” e ka cilësuar gjendjen e Policisë së Kosovës Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Musliu ka deklaruar se policia nuk i ka disa nga kushtet bazë dhe një çështje e tillë, “u neglizhua” nga deputetët e LVV-së në Kuvend.

“Sot i kemi Policinë e Kosovës  në gjendje të mjerueshme, me paga të ulta, pa shtesa, pa uniforma adekuate, pa ligjin për pensionim që e ngrita para një muaji e nuk nuk ka as një muaj dhe deputetët e LVV-së nuk e patën guximin…rastisi të vinte tash kur situata është e tensionuar në veri dhe Policia e Kosovës nuk ka pas asnjëherë më shumë punë. Vjen vetëm një deputet i LVV-së që diskuton për ligjin dhe krejt çka thotë “duhet komunikuar ndryshe me Kryeministrin”, ka deklaruar ajo.

Musliu fajëson Kurtin për vendosjen e policve mbi 60 vjeç në terren pavarësisht problemeve shëndetësore duke theksuar se pjesa më e madhe e tyre punojnë në sekondare.

Ajo thekson se ka nga ata policë që kanë filluar t’i shqyrtojnë mundësit e të larguarit nga Kosova.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika