Besian Mustafa, Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se, sipas Kushtetutës, partisë së parë në zgjedhje i takon e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit.
Megjithatë, ai theksoi se kjo e drejtë shoqërohet me përgjegjësinë për të siguruar shumicën parlamentare.
“Konform Kushtetutës së Kosovës, partisë që del e para në zgjedhje i takon ta nominojë kryetarin e Kuvendit, por po ashtu ka për detyrë të krijojë shumicën prej 61 deputetësh. Përgjegjësia bie kryekëput mbi partinë e parë”, deklaroi Mustafa.
Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e vazhdueshëm në sigurimin e kësaj shumice, duke e konsideruar këtë si një dështim serioz në funksionalizimin e institucioneve.
“Është fatkeqësi që VV nuk arrin të krijojë një shumicë”, shtoi ai.