Mustafa: Ndonëse mund të kisha një jetë më të mirë, u ktheva nga Amerika në Kosovë – Këtu militantët e VV-së më thonë “spiun i Vuçiqit”

Kandidati për deputet i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar përdorimin e gjuhës polarizuese nga VV-ja, duke e cilësuar atë si një mjet që ndan shqiptarët në “patriotë” dhe “shpijunë”.

Në Debat Plus, Mustafa ndau edhe një përvojë personale, duke treguar se përkundër mundësive për një jetë të rehatshme në Amerikë, ai u kthye në Kosovë për të qenë pranë familjes dhe për të ndërtuar jetën e tij në vendin e lindjes.

Ai theksoi se kritika ndaj VV-së nuk duhet të konsiderohet tradhti.

“Nëse guxoj nja dy minuta me marrë një shembull personal, më njihni në moshën 17-vjeçare kam dal në Amerikë, kam përfunduar shollën e mese, fakultetin, masterin atje. Po, natyrisht jam kthyer në Kosovë, sepse s’kam dashtë me lënë nënë vetë. Gjithë ato vite që kam punuar e studiuar në Amerikë, kam punuar sa kam mund e sa kam dite sepse s’kam dashtë me zgjatë dorën askujt. Kam mund me pas një jetë shumë të mirë në Amerikë, por jam kthyer në Kosovë sepse s’kam dashtë më lënë nënë time vet, motrën.

S’po dua me qenë emocional po në Kosovë i kam eshtrat e babës e të gjyshit. Kam dashtë në këtë Kosovë me i lind he rrit fëmijë e mi, ku jam lind e rrit unë. Dhe përkundër krejt kësaj çohet atje një militant i Vetëvendosje dhe thotë ti je tradhtar, ti je shpiun i Vuçiqit, e pse, veç pse nuk pajtohesh me Albin Kurtin. Pse qenka e pamundur që edhe Besiani dhe Albini me dashtë Kosovën në mënyra të ndryshme. Pra kjo është e papranueshme për mua dhe për këtë jemi marrë intensivisht e fatkeqësisht kemi humbur shumë kohë në këto 5 vjet e fundit. Kur na ka ndarë VV-ja krejt popullin shqiptar ne patriot e tradhtarë e shpijuna. Nëse pajtohet me Albin je patriot, nëse nuk pajtohesh je shpiun”, ka thënë Mustafa.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika