Mustafa reagon ndaj Bislimit: Statuti për Asociacionin që e keni pranuar promovon autonominë politike

Ish-kryeministri, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me deklaratat e tij të bëra mbrëmë për Asociacionin

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ish-kryeministri, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me deklaratat e tij të bëra mbrëmë për Asociacionin.

Bislimi ka akuzuar opozitën në Kosovë se po koordinohet me Serbinë, ndërsa për presidentin serb ka thënë se “ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë, por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”.

E sipas ish-kryeministrit, kjo është fushatë e ulët politike e bërë nga Bislimi.

“Opozitën e quajti bashkëpunëtore të Serbisë, dhe për ta larë veten dhe qeverinë Kurti nga papërgjegjësitë për marrëveshjen e fundit me Serbinë, u mor edhe me mua. Nuk ndjej ndonjë kënaqësie kur njerëzit që nuk i konsideroj merren me mua, sepse si kundërshtar politik do duhej të merreshin me opozitën, pasi unë nuk po shfaqi pretendime t’ua marr pushtetin”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai tutje është shprehur se deklarata e Bislimit në kontekst të dokumentit të vitit 2015 “ishte një pavërtetë e kulluar, për fat të keq e dalë nga goja e një zëvendëskryeministri të Republikës së Kosovës dhe profesor i Kolegjit Amerikan në Prishtinë”.

Mustafa ka shtuar se statuti i Asociacionit që qarkullon në opinion dhe që tani e kanë edhe deputetët, nuk konsiston në asnjë formë me Marrëveshjen e vitit 2013, “vetëm thirret në mënyrë abuzive në të”.

“Statuti, me të cilin është pajtuar z. Bislimi promovon Autonominë politike dhe territoriale të serbëve në Kosovë. Prandaj edhe nuk mund të jetë Statut i Asociacionit por është Statut mbi Autonominë!? Është diçka krejtësisht e re, që nuk mund të mbështillet me marrëveshjet e mëparshme”.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika