Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar protestën e shoqërisë civile që po mbahet para Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie.
Para nisjes së vazhdimit të 37-të të seancës konstituive, Haradinaj tha se protesta paraqet një shqetësim të vërtetë dhe se të gjithë duhet ta marrin me seriozitet.
“Është shqetësim real dhe të gjithë po e themi ashtu siç i kanë bregat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësinë e vet. Unë e mirëpres shoqërinë civile që na e kujton detyrën tonë,” deklaroi Haradinaj para mediave.
Protesta e organizuar nga përfaqësues të shoqërisë civile vjen si reagim ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe mënyrës së funksionimit të Kuvendit.