Nafta lirohet për një cent

Krahasuar me të martën e 25 tetorit, të mërkurën nafta është liruar për një cent, ndërsa benzina dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë

Ilustrim





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo tavan të naftës dhe të derivateve të tjera për të mërkurën e 26 tetorit.

Nga 1.75 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të martën, të mërkurën rezulton të jetë 1.74 euro për litër.

Ndërkaq, benzina dhe gazi kanë mbetur me çmime të njëjta.

Çmimi i benzinës rezulton të jetë 1.40 euro për litër, ndërsa gazi 0.72 centë për litër.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë valide për 24 orë.

Njoftimi i MINT





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika