Nafta shtrenjtohet për një cent

Krahasuar me të martën e 18 tetorit, të mërkurën nafta është shtrenjtuar për një cent, ndërsa benzina dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo tavan të naftës dhe të derivateve të tjera, për të mërkurën e 19 tetorit.

Nga 1.77 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të martën, të mërkurën rezulton të jetë 1.78 euro për litër.

Ndërkaq, benzina dhe gazi kanë mbetur me çmime të njëjta.

Çmimi i benzinës rezulton të jetë 1.41 euro për litër, ndërsa gazi 0.73 centë për litër.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë valide për 24 orë.

Njoftimi i MINT

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika