Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, duke e cilësuar atë si një veprim të paprecedent.
Në një konferencë për media, Nagavci tha se vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Republikës së Kosovës bie ndesh me parimet kushtetuese dhe nuk ka pasur arsye që një veprim i tillë të merrej në këtë moment.
Ajo theksoi se për këtë çështje partia e saj do t’i drejtohet Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit.
“Bjen ndesh me rendin kushtetues dhe do ti drejtohemi Kushtetueses, s’ka arsye pse do duhet te ndodhte një akt i tille ne mëngjes”, ka thënë Nagavci.