Nagavci: Drejtorët e DKA-ve u pajtuan që 1 shtatori duhet të jetë dita e fillimit të vitit shkollor

Ky takim në mes Nagavcit dhe përfaqësueseve është bërë në kuadër të përgaditjeve për fillimin e vitit të ri shkollor me ç'rast, drejtorët e DKA-ve janë dakorduar që 1 shtatori duhet të jetë dita e fillimit të vitit shkollor e njëherësh, se përgatitjet e duhura për vitin e ri shkollor janë bërë. Në takim u diskutua edhe për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në takim me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës dhe të atij të Këshillit të Nxënësve të Kosovës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është takuar me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës dhe të atij të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur se drejtorët e DKA-ve janë pajtuar që 1 shtatori të jetë data e fillimit shkollor.

“Drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë bërë përgatitjet e duhura për vitin e ri shkollor dhe u pajtuan që 1 shtatori duhet të jetë dita e fillimit të vitit shkollor. Sigurisht u diskutua edhe në lidhje me kërcënimin e SBASHK-ut për çështjen e grevës. I njoftova se nga ana e MAShTI të gjithë punëtorët e arsimit janë trajtuar në mënyrë të drejtë në Projektligjin për paga”, ka shkruar Nagavci, në Facebook.

Ky takim në mes Nagavcit dhe përfaqësueseve është bërë në kuadër të përgaditjeve për fillimin e vitit të ri shkollor dhe bashkë me këtë të fundit, nuk mbeti pa u përfshirë edhe rasti i dhunimit të 11-vjeçares.

“Si Ministre e Arsimit do të kem zero tolerancë ndaj këtyre rasteve dhe për këtë kishte pajtueshmëri të plotë nga të gjithë pjesmarrësit. E theksova rëndësinë e themelimit të Forumit nacional për siguri në shkolla dhe kërkova vëmendje të veçantë në këtë segment për të parandaluar çdo lloj forme të dhunës në shkolla”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka deklaruar se ka theksuar rëndësinë e themelimit të Forumit nacional për siguri në shkollat e vendit.

Bëhet e ditur se është bërë shpërndarja e teksteve dhe njëherësh, është duke u realizuar edhe shpërndarja e Abetares së përbashkët me Shqipërinë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika