Nagavci: Gjetjet e Auditorit për tekstet shkollore janë shqetësuese, i bëj thirrje prokurorisë t’i trajtojë me prioritet

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se Auditori ka gjetur një sërë parregullsi në përzgjedhjen e recensentëve për botimin e teksteve shkollore

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pasi ka kërkuar një auditim të brendshëm, për kriteret e përzgjedhjes së recensentëve, gjetjet e auditorit sipas saj, kanë qenë tejet shqetësuese.

Ajo ka thënë se në gjetjet e Auditorit, janë theksuar parregullsi ligjore për vitet 2018-2019.

“Gjetjet e Auditorit janë shqetësuese! Vlerësimi i teksteve të reja shkollore të hartuara dhe botuara për vitet 2018-2019 është zhvilluar me shumë parregullsi ligjore, administrative e profesionale. Menjëherë, më 01 korrik 2022, këto gjetje i kam dorëzuar në Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Nagavci është shprehur se shndërrimi i teksteve shkollore në mundësi për përfitime ilegale për grupe të ndryshme, sipas saj të interesit, ka ndikuar negativisht në cilësinë e tyre.

Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë t’i trajtojnë me prioritet gjetjet e Auditorit.

“Keqpërdorimet nuk mund të ngelin të pandëshkuara. Keqpërdorimet në arsim kanë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika