Nagavci për Ditën Botërore të Mësuesit: Mësimdhënia meriton kompensim të dinjitetshëm

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka uruar mësimdhënësit për Ditën Botërore të Mësuesit, duke theksuar se mësimdhënia meriton kompensim të dinjitetshëm dhe se kjo do të jetë e garantuar. Ndër të tjera, ajo ka theksuar se kanë filluar që të marrin nisma e vendime për një gjendje më të mirë në të gjitha nivelet e arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në Ditën Botërore të Mësuesit ka uruar të gjithë mësimdhënësit duke thënë se puna e tyre në arsimimin e gjeneratave nuk mund dhe nuk guxon të vihet në pikëpyetje nga askush.

Sipas ministres, rritja e merituar e pagës e propozuar në ligjin për paga është dëshmi e përkushtimit të kësaj qeverie ndaj mësimdhënësve gjersa ka shtuar se mësimdhënia meriton kompensim të dinjitetshëm.

“Mësimdhënia nuk është e lehtë, por puna me nxënës është përgjegjësi, dhe këtë përgjegjësi ua kemi besuar juve”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Nagavci ka përmendur edhe muajin e shtatorit që sipas saj është dashur të fillojë procesi mësimor por që ka qenë muaj i grevës.

“Muaji i fundit s’ka qenë i lehtë. Edhe një herë, mësuesit ishin protagonistët, të mbështeturit e të kritikuarit. E kam ndjerë bashkë me ju shqetësimin e situatës së fundit me grevën. Jam shumë e lumtur të shoh vullnetin e shumicës prej jush për fillim të vitit mësimor, ky vullnet ishte aty edhe në fillim të shtatorit dhe përgjatë gjithë grevës”, ka vijuar ajo.

Ajo, ndër të tjera, ka thënë se është e vetëdijshme për gjendjen aktuale në arsim, duke thënë se kanë filluar të marrin nisma e vendime për një gjendje më të mirë në të gjitha nivelet e arsimit.

“Si ministri jemi maksimalisht të angazhuar në rregullimin e sektorit të arsimit, të cilin e kemi gjetur me shumë mangësi në të gjitha hallkat e funksionimit të saj, që ndër vite është prekur pothuajse më së rëndi dhe pasojat po i vuajmë ende. Dhe padyshim, fajtorët nuk janë të panjohur. I dini ju, të nderuar mësues, po aq mirë, sa secili nga ne”.

Ndërkaq, Dita Botërore e Mësuesit është shpallur më 5 tetor të vitit 1994 nga UNESCO.

 





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika