Nagavci për marrëveshjet e miratuara në fushën e arsimit: Përmes tyre jetësohet tregu i përbashkët rajonal

"Përmes këtyre marrëveshjeve jetësohet tregu i përbashkët rajonal, mundësohet që këto profesione të ushtrohen lirshëm në secilin vend të Ballkanit Perëndimor", kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në lidhje me marrëveshjet që u miratuan nga qeveria në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga tri marrëveshjet e mobilitetit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, të miratuara në mbledhjen e qeverisë, dy janë në fushën e arsimit.

Në një konferencë për media, Nagavci ka bërë të ditur se këto janë, njohja e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohja e kualifikimeve profesionale, mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Nagavci ka theksuar se përmes këtyre marrëveshjeve jetësohet tregu i përbashkët rajonal.

“Përmes këtyre marrëveshjeve bëhet e mundur që këto profesione të ushtrohen lirshëm në secilin vend të BP-së. Do të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë dhe mobilitetin e tyre”, ka thënë Nagavci.

Ndryshe, të mërkurën, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 127-të ka miratuar tri marrëveshje që u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit, në fillim të nëntorit të vitit 2022.

Qeveria ka miratuar shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Qeveria ka miratuar edhe shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika