Është i dyshuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Derisa po zhvillohet procesi gjyqësor, Naim Murselit nga paraburgimi është dërguar për t’iu nënshtruar ekzaminimeve psikiatrike.
“Televizioni mëson se Naim Murseli është duke qëndruar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, tash e disa ditë”.
Ai është parë të premten duke u dërguar nën masa të rrepta në Klinikën e Neurologjisë.
“Është rast i ndishëm është me vendim të gjykatës, ne punojmë vetëm me letra nga gjykata kur kryhet raporti e merrni vesh krejt. Po po, për ekzaminime sipas proceduarve që i kemi shkencore”, ka thënë Shpend Haxhibeqiri, Drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike.
Kërkesën e mbrojtjes së Murselit për ekzaminimin psikiatrik të tij e ka aprovuar Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka urdhëruar realizimin e kësaj procedure mjekësore.
“Me datë 09.06.2025 trupi gjykues në këtë çështje penale ka lëshuar Urdhëresë përmes së cilës është urdhëruar Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të bëjë Ekzaminimin Psikiatrik për të akuzuarin N.M.” – Mirlinda Gashi, Zëdhënëse ne Gjykatën Themelore.
Por, për këto detaje nuk ka qenë e informuar përfaqësuesja ligjore e Naim Murselit.
“Deri më tani, unë nuk jam zyrtarisht e njoftuar për një zhvillim të tillë, por çdo veprim i tillë do të duhej të ishte në kuadër të procedurës ligjore. Aktualisht nuk ka ndonjë informacion zyrtar për kohëzgjatjen e qëndrimit të z. Naim Murseli në Institutin e Psikiatrisë, nëse ai është realisht i shtruar atje” – Teuta Zhinipotoku, Avokate e Naim Murselit.
Liridona Ademaj ishte vrarë me 29 nëntor të 2023-së në Prishtinë dhe sipas Prokurorisë rasti ishte inskenuar si grabitje.