Ndahet nga jeta ikona e ekranit italian, Pippo Baudo shuhet në moshën 89-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare një nga figurat më emblematike të ekranit italian, Pippo Baudo.

Një emër i padiskutueshëm i televizionit, ai mbetet i paharruar për karrierën e tij të gjatë si prezantues dhe për rekordin në Festivalin e Sanremos, të cilin e drejtoi plot 13 herë.

Baudo u bë i njohur jo vetëm për stilin e tij të veçantë në prezantim, por edhe për aftësinë e rrallë për të zbuluar dhe promovuar talente të reja, duke lënë gjurmë të thella në historinë e spektaklit italian.

Për dekada me radhë, ai ishte një prani e pandarë në jetën televizive të italianëve, duke fituar respektin dhe dashurinë e publikut.

Zëri dhe stili i tij i veçantë në drejtimin e spektakleve muzikore dhe televizive, për shumë shqiptarë — sidomos para viteve ’90 — përbënin një dritare të jashtëzakonshme komunikimi me kulturën dhe muzikën italiane e botërore, përmes transmetimeve të RAI-t.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika