Ndahet nga jeta publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

Një lajm i trishtë ka goditur sot botën e medias shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji.

Ai ka humbur jetën sot në Sarandë, duke lënë pas një karrierë të gjatë e të pasur në gazetari, publicistikë dhe drejtim emisionesh televizive.

Artur Zheji ka qenë një nga figurat më të spikatura të medias në Shqipëri, i angazhuar për dekada në platforma të ndryshme mediatike, ku u shqua për analizat dhe komentet e tij mbi zhvillimet politike e shoqërore.

Ai ishte biri i dy figurave të njohura shqiptare: Petro Zhejit, erudit i shquar, dhe Besa Imamit, aktore e njohur shqiptare.

Vdekja e tij përbën një humbje të madhe për gazetarinë shqiptare dhe opinionin publik.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika