Një veturë është ndaluar nga Policia e Kosovës tek rrethi i Flamurit në kryeqytet.
Siç bën të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, shoferit iu sekuestruan një pistoletë me 19 fishekë.
“Rrethi i Flamurit, Prishtinë 09.08.2025, 21:40. Njësia policore gjatë një pike kontrolli kanë ndaluar një veturë me targa lokale të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari m/k. Gjatë kontrollit te i njëjti kanë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe 19 fishekë”, thuhet në raport.
Megjithatë, siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.