Ndalimi i Sveçlës për vizitë në Luginë, Kamberi: Qeveria në Beograd mbetet paranojake e me urrejtje

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dënuar ashpër qasjen e Serbisë pas ndalimit të vizitës së ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla

Shaip Kamberi i ftuar ne Debat Plus

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ndalimit të vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili, pavarësisht kërkesës për vizitë në Luginë, i është refuzuar nga ana e Serbisë.

Kamberi, me anë të një postimi në Facebook, e ka dënuar ashpër këtë qasje, për të cilën ai thotë se është e vazhdueshme nga Qeveria në Beograd.

“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike. Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdueshme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës!”.

Qeveria në Beograd nuk ndryshon, thotë deputeti shqiptar dhe, sipas tij, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjëje shqiptare.

“Refuzimi i lejes për vizitë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të Ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, mirëpo ai sjell edhe njëherë dëshminë se pavarësisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!  Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësojë askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Bashkëpunimi jonë me Kosovën e Shqipërinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika