Tentoi t’i fuste ilegalisht 71 kavanoza me mjaltë në Zubin Potok, ndalohet i dyshuari

71 kavanoza me mjaltë janë gjetur dhe konfiskuar në Zubin Potok nga ana e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se ka ndaluar një të dyshuar për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandim me mallra në fshatin Bernjak të Zubin Potokut.

Sipas raportit, në veturën e tij janë gjetur 71 kavanozë me mjaltë.

Sipas Policisë, vetura dhe mallrat janë dërguar në terminalin doganor.

“Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte 71 kavanozë me mjaltë. Me urdhër te prokurorit vetura dhe malli dërgohen në terminalin doganor”, thuhet në raportin ditor.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika