Ndalohet sasi e fillerëve në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të rregullta në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve.

Pavarësisht deklaratës së shoferit se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një çantë shpine e mbushur me produkte farmaceutike, më saktësisht fillerë për botoks, për të cilat ai nuk posedonte faturë apo dokumentacion përkatës, njofton Dukagjini.

Dogana, mes tjerash, njofton se mallrat në fjalë janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika