Ndërmarrja “AgroKosova” rikthehet tek ish-blerësi nga AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), do ta kthejë AgroKosovën tek ish-blerësi, pasi ka humbur rastin në gjykatë. Pranim-dorëzimi do të bëhet të hënën e 30 majit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka njoftuar se pas aktvendimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për ‘AgroKosovën’, të hënën e 30 majit ndërmarrja do të kalojë tek ish-blerësi.

“Më 24 maj 2022, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar Aktvendimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, në të cilën me shumicë votash është vendosur masë e përkohshme ndaj vendimit të Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e ndërmarrjes së re AgroKosova nën administrim direkt të AKP-së, deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të AgroKosovës”, thuhet në komunikatë.

“AgroKosova”

Me këtë përkohësisht është vendosur që një pronë me interes publik për zhvillimin ekonomik të Kosovës të largohet nga administrimi i një institucioni shtetëror siç është AKP-ja dhe të kthehet nën administrim të palës private”, thuhet më tej në komunikatë.

AKP-ja ka thënë se planifikon ta bëjë pranim-dorëzimin më 30 maj 2022 në ora 11:00 në objektet e AgroKosovës.

NSH “NBI Suhareka/AgroKosova Holding”- është privatizuar më 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4 milionë e 175 mijë e 999 euro.

Gjykata rrëzon vendimin e AKP-së, miratohet ankesa e Azis Tafës

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika