Ka ndërruar jetë pas tre muajsh në koma Arjan Kraja, punonjësi i OSSH-së që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë të mitur në Velipojë.
Ai pësoi një ishemi pas aktit heroik dhe që prej asaj dite ndodhej në gjendje kome.
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga Operator i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, ku Kraja punonte prej vitesh si shef grupi.
“Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja. Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët”, thuhet në reagimin e OSSH-së.
Në përfundim të reagimit, OSSH u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.