Ndeshjet që zhvillohen sot në Kampionatin Evropian

Të premten në UEFA Euro 2024 do të zhvillohen tre ndeshje të rëndësishme, duke përfshirë përballjet Sllovaki-Ukrainë, Poloni-Austri, dhe Francë-Holandë

Foto ilustrim

Në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA Euro 2024, të premten pritet të zhvillohen tri ndeshje.

Në orën 15:00, Sllovakia do të përballet me Ukrainën në një ndeshje të rëndësishme për Grupin E.

Sllovakia ka tashmë tri pikë të fituara nga ndeshja me Belgjikën e cila përfundoi me rezultat 1:0.

Një fitore e pestë radhazi në ndeshjet konkurruese për Sllovakinë e Francesco Calzona do t’i garantonte asaj një vend në 16-shen e fundit – duke barazuar ecurinë e vitit 2016.

Rumania kishte humbur pikët nga ndeshja me Ukrainën, e cila fitoi 3:0.

Një orë më pas, në orën 18:00, do të nisë ndeshja mes Polonisë dhe Austrisë, e cila i takon Grupit D.

Polonia shpreson se golashënuesi rekord Robert Lewandowski do të jetë i aftë për ndeshjen e saj me Austrinë, pasi humbi 2-1 nga Holanda në ndeshjen e parë.

Ndërsa, në orën 21:00, do të luajë Franca kundër Holandës, në një përballje tjetër e Grupit D.

Franca dhe Holanda kanë nga tre pikë nga ndeshjet e tyre të para.

Mbappe doli i lënduar në fitoren 1-0 të së hënës ndaj Austrisë dhe do të ketë nevojë për një maskë mbrojtëse kur të kthehet në lojë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika