Ndryshe nga koha e Veselit, PDK tani lejon të dënuarit të kandidojnë për kryetar komune

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim, dhe është dënuar me një vit burgim me kusht, në rastin e njohur si “Veteranët”.

Pavarësisht dënimit, Buja kishte deklaruar se nuk do të tërhiqet nga gara për kryetar të Lipjanit, duke e cilësuar vendimin gjyqësor si “të pabazë, qesharak dhe politik” dhe si përpjekje për ta ndalur nga drejtimi i komunës.

Por, në kohën kur Kadri Veseli drejtonte PDK-në, ai kishte vendosur si një rregull të brendshëm që ndalonte kategorikisht kandidimin e çdo personi me aktakuzë për kryetar komune apo për çdo pozitë tjetër të zgjedhur.

Këtë e kishte thënë publikisht në vitin 2019, Veseli, atëherë kryetar i PDK-së, se nuk do të lejojë që asnjë zyrtar i partisë me aktakuza të konfirmuara për korrupsion, nepotizëm apo keqpërdorim të pozitës të mbajë pozita partiake apo institucionale.

“PDK nuk do të kandidojë persona të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, në asnjë pozitë publike. Dhe, as nuk do t’i mbështesë kandidatët e tillë që mund të propozohen nga partitë tjera ose qytetarët”, kishte deklaruar ai në konferencë për media në vitin 2019.

Ai urdhëroi lirimin nga detyra të të gjithë atyre që kishin aktakuza të tilla dhe theksoi se PDK do të vendosë standarde të reja etike dhe do të luftojë pa kompromis korrupsionin dhe nepotizmin, duke kërkuar mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Vendimi i PDK-së për të lejuar kandidaturën e Bujës shihet si një ndryshim i hapur i qasjes së dikurshme, duke hequr dorë nga standardet e vendosura nga ish-kryetari Veseli dhe duke hapur rrugë që në garat lokale të përfshihen edhe persona me dënime gjyqësore.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika