Kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, njëherësh edhe kandidat për deputet, ka deklaruar se mbështetja për partinë po rritet ndjeshëm në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në FIVE të Dukagjinit, Guri theksoi se gjatë “Turneut të Ndryshimit”, i cili ka përfshirë qytete të shumta, përkrahja masive nga qytetarët ka qenë evidente.
“Përkrahje jashtëzakonisht të madhe. E kemi filluar ‘Turneun e Ndryshmit’ në Prishtinë para një muaji edhe qyteti i fundit që e kemi mbajt ka qenë Gjakova. Dhe në secilin qytetet që kemi shkuar ka pasur përkrahje pjesëmarrje masonike prej njerëzve. E tash u pa edhe pa dy dite me gratë dhe me rini, që nuk i nxinte salla me hy. Absolutisht që ka mbështetje shumë të madhe prej qytetarëve për platformë tonë politike dhe kandidatin për kryeministër, Lumri Abdixhiku. Kjo përkrahje po verdh çdo ditë përmes takimeve me qytetarë. Mendoj që qytetarët e kanë kuptuar që ndryshimi është i domosdoshëm”, ka thënë Guri.