Në Beograd, arrestohet bosi i drogës, Darko Sariç

I akuzuari për kontrabandë ndërkombëtare të drogës, Darko Sariç, të enjten është arrestuar në Beograd, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga Europol dhe Eurojust, ku janë arrestuar edhe disa grupe të organizuara kriminale.

Nga Ministria e Brendshme në Serbi, është bërë e ditur se janë arrestuar pesë anëtarë të një organizate kriminale që vepron në Serbi, Evropë dhe Amerikë Jugore.

Përveç Sariçit, në këtë operacion është arrestuar edhe avokati i tij, Dejan Lazareviç, i cili gjithashtu është avokat mbrojtës i akterëve kryesorë të grupave kriminale, Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviq.

KONSILJERE! Evo ko je advokat DEJAN LAZAREVIĆ, uhapšen sa Darkom Šarićem! Godinama se pričalo da je
DEJAN LAZAREVIÇ

Përveç tyre, po kërkohen edhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal dhe të akuzuar për krime krejtësisht të reja, jo për ato të cilat deri më tash ishte akuzuar Sariç.

Ata akuzohen për veprat penale të bashkimit me qëllim kryerjen e veprave penale, vrasje e rëndë, prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të narkotikëve, prodhim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Pjestarë të MPB-së serbe

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurorinë për Krim të Organizuar.

Sipas informacioneve nga mediat serbe, Sariç kishte qasje në pesë telefona, dy telefona satelitorë dhe një me aplikacionin e koduar të mesazheve Sky, i cili ishte i njohur në mesin e bandave të krimit të organizuar dhe kontrabandës së drogës.

Sariç, i cili dyshohet se ka qenë prej vitesh një nga kontrabanduesit më të mëdhenj të drogës në Ballkan, u dënua në vitin 2018 me 15 vjet burg për kontrabandën e 5.7 ton kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Por ky vendim u hodh poshtë në qershor të vitit të kaluar dhe çështja u kthye në Gjykatën e Apelit.

Nisam ostvario korist od kriminala": Ovom rečenicom prvi put u javnosti oglasio se saradnik Joksović - Telegraf.rs
Darko Sariç

Në dhjetor të këtij viti, Sariç ishte liruar nga paraburgimi dhe ishte në arrest shtëpiak.

Operacioni policor ku u arrestua Sariç u krye edhe në Kroaci, për të cilin Ministria e Brendshme tha se në bashkëpunim me Zyrën për Luftën kundër Krimit të Organizuar, arrestoi dhjetë persona.

Të njëjtit dyshohet se kanë kontrabanduar të paktën një ton e gjysmë kokainë nga Amerika e Jugut.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika