Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt zbulohet shtatorja e Leotrim Ahmetit

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt pritet të zbulohet shtatorja e Leotrim Ahmetit, djalit 7-vjeçar të vrarë gjatë luftës, si pjesë e aktiviteteve për të përkujtuar 25-vjetorin e çlirimit nga forcat serbe

Shtatorja e 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit, në Skenderaj pritet të zbulohet shtatorja e Leotrim Ahmetit, i cili ishte vetëm 7 vjeç kur u vra gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, përmes një postimi në Facebook, njoftoi për përgatitjet e bëra për këtë ngjarje.

“Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit!”, ka shkruar ai.

Ceremonia e zbulimit të shtatores do të mbahet në orën 13:30 në oborrin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, pranë sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj.

Leotrim Ahmeti humbi jetën më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit dhe u varros aty.

Tetë muaj më vonë, babai i tij, Malush Ahmeti, ra dëshmor si luftëtar.

Këtë vit shënohen 25 vjet nga çlirimi i Skenderajt nga forcat e armatosura serbe. Për të përkujtuar këtë ditë, Komuna e Skenderajt ka organizuar një sërë aktivitetesh, duke përfshirë homazhe në Kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Marinë.

Një seancë solemne mbahet në Kuvendin e Komunës së Skenderajt, pasuar nga një Akademi përkujtimore, për të nderuar dëshmorët dhe martirët e komunës.

Për më tepër, pritet të hapet një ekspozitë, dhe të mbahet një koncert festiv për fëmijët, duke krijuar një atmosferë përkujtimore dhe festive në të njëjtën kohë.

Çlirimi i Skenderajt përkon edhe me përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë më 12 qershor 1999, pas një fushate bombardimesh që zgjati 78 ditë dhe përfundoi më 10 qershor 1999 me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kjo fushatë bombardimesh detyroi Serbinë të ndalojë spastrimin etnik dhe të tërheqë forcat policore dhe ushtarake nga Kosova, duke mundësuar kthimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika