Analisti Lirim Mehmetaj ka komentuar në Debat Plus mbi protestën masive në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke e quajtur një ngjarje historike dhe të jashtëzakonshme.
“E mirëseardhur, masive siç u pa, gati si befasi. Shumica dërrmuese nuk kanë qenë nga Kosova, pra janë shqiptarë nga diaspora që kanë shkuar atje. Kështu si imazh ke dhe po besoj e padëgjuar nuk besoj që kanë dëgjuar, nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë tjetër me shku qashtu masivisht në një shtet tjetër.”, tha Mehmetaj.
Ai shtoi se protesta ka thyer narrativin e Speciales dhe të atyre që e mbështesin atë në Kosovë.
“Pa diskutim, prej nesër në Kosovë është thyer narracioni i Speciales dhe i kujtdo që e mbështet. Nuk ka më diskutim që ajo është politike, se verdiktet e dhëna kanë qenë politike, joprofesionale, dhe se ka bashkëpunuar ngushtë me Serbinë, duke bërë skandale të paimagjinueshme për drejtësinë,” theksoi Mehmetaj.