Në Mynih, Kurti takohet me deputetë të Bundestagut, diskutohet për propizmin evropian

Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, kryeministri Kurti është takuar me deputetë të Bundestagut. Në këtë takim është diskutuar për raportet me Serbinë dhe propozimin evropian të iniciuar nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, të shtunën e 18 shkurtit, ka takuar deputetë të Bundestagut nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale dhe Unionit Demokristian.

“’Gjermania është një vend mik dhe aleate në marrëdhënie bilaterale dhe në integrimin Evropian të Kosovës’, tha kryeministri Kurti, gjatë takimit me deputetët Andreas Schwarz, Wolfgang Hellmich, Ulrich Lechte, Renata Alt, Aydan Özoğuz dhe Metin Hakverd”, njofton Zyra e Kryeministrisë.

Në këtë takim kryeministri Kurti e ka nënvizuar performancën ekonomike, përparimin demokratik, progresin në digjitalizimit të shërbimeve, politikat sociale në shërbim të qytetarëve, suksesin në luftimin e korrupsionit si veçori që e kanë përshkuar vendin tonë në dy vitet e fundit.

I pari i ekzekutivit i ka njoftuar deputetët gjermanë që Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit. Të njëjtat shumë shpejt priten që të ratifikohen edhe në Kuvend.

“Në takim u diskutua edhe për raportet me Serbinë dhe propozimin evropian të iniciuar nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet tutje në njoftimin e Kryeministrisë.

Bëhet e ditur që në këtë takim, kryeministri Kurti ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika