Në Srebrenicë varrosen 30 viktima të gjenocidit

Të martën varrosen 30 viktima të gjenocidit të Srebrenicës

Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, të martën varrosen 30 viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Në mëngjes, familjet e tyre bënë nderimet e fundit.

Bëhet fjalë për kufoma jo të plota që u gjetën në disa varre që anëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska vazhdimisht i gërmuan dhe i zhvendosën kufomat, për të mbuluar gjurmët e krimit.

Mes tyre janë katër të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Pas kësaj ceremonie mortore të këtij viti, numri i viktimave të gjenocidit të varrosura në Qendrën Memoriale të Potoçarit do të jetë 6,752.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se një total prej 700 vjetësh burg për gjenocid dhe krime në Srebrenicë.

Në entitetin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës, 11 korriku është shpallur ditë zie.

Në nivel shtetëror nuk u arrit marrëveshja për shpalljen e kësaj dite si ditë zie, sepse në seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ministrat nga entiteti Republikës Sërpska ishin kundër.

Në ditën e zisë, programet kulturore dhe argëtuese nuk mund të mbahen në vende publike në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mediat në territorin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës janë të detyruara të harmonizojnë dhe përshtatin përmbajtjen e tyre programore me ditën e zisë./REL

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika